fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kush po ndërton statujë të artë për Trumpin? S’është Kosova

Publikuar

Konservatorët amerikanë vlerësuan Donald Trump-in në një mbledhje vjetore të premten, duke zbuluar madje një statujë të artë të ish-presidentit, për të treguar se ai mbetet një forcë politike republikane pavarësisht skenave të dhunshme në Uashington muajin e kaluar.

Konservatorë të njohur në Kongres, përfshirë Senatorët Tom Cotton dhe Josh Haëley dhe Ligjvënësit Steve Scalise dhe Matt Gaetz – ishin mes besnikëve të Presidentit Trump që flisnin në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando, Florida, të cilës ish-Presidenti Trump do t’i drejtohet të dielën.

“Më lejoni t’ju them diçka: Donald Trump nuk do të shkojë askund”, tha senatori Ted Cruz.

Gjatë javëve të fundit të trazuara të ish-Presidentit Trump në detyrë, mbështetësit e tij kryen një sulm vdekjeprurës ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në 6 janar, në përpjekje për të bllokuar çertifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, një fitore që zoti Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se ishte përshkuar nga manipulimi i gjerë.

Statuja e artë

Në rastin se do të kishte ndonjë dyshim se CPAC i këtij viti i ishte kushtuar zotit Trump, statuja e ish-presidentit, e veshur me një xhaketë blu, kravatë të kuqe dhe pantallona boksi ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu, ishte shfaqur në vendin e konferencës.

Statuja tërhoqi menjëherë kritika në internet.

“Adhurimi i idhujve nuk është konservator. #RestoreOurGop”, tha në Tëitter Përfaqësuesi Adam Kinzinger, një nga 10 ligjvënësit republikanë që votuan për fillimin e gjyqit ndaj ish-Presidentit Trump me akuzën e nxitjes së sulmit të 6 janarit.

Ligjvënësi Gaetz e deklaroi veten pjesë të krahut “pro-Trump, Amerika e Para” në lëvizjen konservatore. “Ne nuk jemi vërtet një krah, ne jemi i gjithë trupi”, tha ai.

Ai gjithashtu u duk se parashikoi një rol të ardhshëm për zotin Trump, i cili po mendon për një tjetër kandidim për president në vitin 2024, duke thënë: “Trump-i mund të mos e ketë tharë moçalin deri në fund – akoma”.

Ish-Presidenti Trump pritet të flasë të dielën për të ardhmen e partisë dhe të paraqesë ndryshime në politikat brenda një grupi të përçarë nga mosmarrëveshjet pas katër viteve të tij në detyrë.

“Ndasia tani është midis ‘elitave në kryeqytet’ dhe bazave konservatore përreth vendit”, tha një këshilltar i ish-Presidentit Trump që ndihmoi në përgatitjen e fjalimit.

Ish-Presidenti Trump gjithashtu do të ofrojë retorikë kritike ndaj Presidentit Biden.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook