fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kush ka drejtë dhe deri kur mund të ankoheni për mos subvencionimin e pagës nga Qeveria?

Publikuar

Ministria e Financave i ka ftuar të gjithë tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗮.𝗺𝗳@𝗿𝗸𝘀-𝗴𝗼𝘃.𝗻𝗲𝘁, duke filluar nga data 15.02.2021 deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave.

Ndërkohë, Ministria e Financave njofton tatimpaguesit se vendimi nr. 03/59 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ndarje buxhetore prej gjashtë milionë e pesëqind mijë euro (6,500,000.00 €), si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 me ndarje buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €) është ekzekutuar

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021