fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kush janë deputetët që iu bashkuan LVV-së?

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke qenë kështu shumica më e madhe në parlament për këtë legjislaturë.

Gazeta inFokus mëson që pas rezultateve përfundimtare kësaj partie i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë dhe tashmë kanë arritur të sigurojnë 61 ulëse.

Në rezultatet përfundimtare, VV-ja ka arritur të marrë 58 ulëse derisa Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi e kanë konfirmuar që do të mbështesin dhe do ti bashkohen VV-së.

“Ne kemi vepruar bashkë në grupin parlamentar në legjislaturën 7, kemi bërë fushatën bashkë edhe do të jemi edhe në qeveri bashkë, kështu që unë do ta mbështes VV-në”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa Emilia Rexhepi ka thënë po ashtu se e kanë mbështetur këtë parti që nga fillimi.

“Na prej fillimi kur patëm votuar Qeverinë Kurti kemi pas strategji për komunitetet unë për komunitetin boshnjak, edhe vazhdojmë që të kemi marrëveshje edhe tash në Qeverinë e rë. Hala s’kemi fole për Ministri po besoj që do të kemi Ministrin e Komuniteteve”, ka thënë Rexhepi

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021