fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kush ishin rastet e para COVID -19 në Kosovë?

Publikuar

Pikërisht sot më 13 Mars bëhet një vit prej se kur janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë.

Një 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një shtetase italiane ishin dy rastet pozitive nga 15 mostra që ishin testuar mes 12 e 13 marsit të vitit të kaluar.

Tani kur janë bërë një vit nga konfirmimi i rasteve të para, numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 730 raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka nisur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021