fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kush është djaloshi që parandaloi tragjedinë në sheshin Skëndërbej

Publikuar

Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

I riu 22 vjeç, iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë me shqelm në fytyrë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

Më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar tjetër të cilët së bashku me 22-vjeçarin, e mbajtën të bllokuar agresorin deri në mbërritjen e policisë. Disa prej pamjeve janë filmuar nga “abc neës”

Pas ngjarjes, dy të rinjtë që shmangën tragjedinë e mundshme, janë pritur në selinë e Partisë Socialiste nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Pas takimit me kryeministrin, i riu ka dhënë një deklaratë për mediat.

“Më falënderoi shumë për aktin që kreva. Më ftuan, nuk erdha vetë. Shprehu kënaqësinë e vet, bëmë një foto, kaq”, tha 22-vjeçari.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook