Kosovë
Kusari Lila: Nuk ofendova deputetët e PDK-së, u kërkova të kenë kujdes më gjuhen
Konsideroj që me ose pa mikrofon gjuha e deputeteve duhet të jetë komfort standardeve

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimioza Kusari-Lila, e ka mohuar se i ka ofenduar deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo tha se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së në mbledhjen e Kryesisë, por vetëm ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur.
“Seanca e radhës mbahet më 20 maj. Gjatë diskutimit të sotëm në raport me seancën e kaluar kam kërkuar nga deputet e PDK-së që të kenë kujdes me gjuhën. Kjo bëri që përfaqësuesit e PDK-së të dalin nga mbledhja”.
“Ne përkundër dallimeve politike nuk duhet të rrëshqasim në cenim të integritetit të secilit prej neve në vendin e punës. Konsideroj që me ose pa mikrofon gjuha e deputeteve duhet të jetë komfort standardeve”.
Po ashtu, ajo njoftoi që është proceduar Ligji për automjete që synon heqjen e monopolit për automjete.
PDK e lëshoi mbledhjen e Kryesisë, ku më pas shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzoi Kusari-Lilën se i ka ofenduar deputetët e kësa parti.
