fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kusari Lila: Masat duhet të rishikohen

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari-Lila ka arsyetuar fluksin e madh të qytetarëve drejt Shqipërisë, duke thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur lëvizje të tilla.

Kusari Lila ka thënë se ajo çka u pa në këtë javë, tregon se ka hapësirë të rishikohen masat, përfshirë edhe testimin.

 “Unë mendoj se këto masa, pas zbatimit të javës së parë, kanë treguar se kanë nevojë të rishikohen duke marrë parasysh dy komponente: Komponenti i parë është se atë se sa ka efekt një mbyllje e pjesërishme dhe a duhet të shkohet në një mbyllje totale siç po ndodh shembull me Gjermaninë ose me shtetet e tjera të zhvilluara si Kanadaja”, thotë Kusari-Lila në RTV Dukagjini, shkruan Telegrafi.

“Unë besoj dhe konsideroj se pas asaj që pamë këtë fundjavë ka hapësirë të mjaftueshme për tu rishikuar masat, përfshirë këtu edhe testimin [për qytetarët që dalin nga vendi]”, tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila ka arsyetuar lëvizjen e një mase të madhe të qytetarëve drejt Shqipërisë.

“Edhe në vitet e kaluara rreth 30 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejtë Shqipërisë në këtë periudhë kohore. Kjo ka qenë fundjava e fundit para Ramazanit. Edhe në të kaluarën trendi i lëvizjes ka qenë i njëjtë”, tha ajo.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021