Lajme
Kusari e VV-së, e pranon se bisedimet për zgjedhjen e Osmanit janë të nevojshme

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në ditët në vijim VV-ja do të ketë diskutime me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërkaq deklaroi se ajo nuk do të ketë rol ekzekutiv në qeverinë e re si pasojë e aktakuzës të ngritur ndaj saj vitin e kaluar nga Prokuroria Speciale.
Kusari-Lila tha se duhet biseduar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, derisa për formimin e qeverisë thotë se nuk ka nevojë domosdoshmërish për koalicione.
“Kurti ka qenë i qartë në lidhje me koalicionet. Po besoj që mendimi im këtu në rastin e zgjedhjes së presidentes një bisedë duhet të ketë një tryezë politike jo domosdoshmërish koalicion se flasim për një institucion i cili duhet të prezantojë institucionin gardian të Kushtetueses dhe përfaqësimit të vendit prandaj u takon që të ketë një diskutim më partitë politike por jo domosdoshmërish koalicion”, tha ajo në një intervistë për EO, të cilën e transmeton KK. Ajo tha se koalicioni është për qeverinë për të pasur zbatimin e një programi qeverisës dhe bartësit të cilët në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje me partnerë”.
Sipas saj, dështimi për zgjedhjen e presidentit nuk është në interes të qytetarëve, duke shtuar se Osmani është zgjidhja e duhur pasi e ka dëshmuar se ka mbështetje popullore me votat e fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
