fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti zotohet për konsolidim të shpejt të institucioneve

Publikuar

Kryetari i LVV, Albin Kurti  ka thënë së është i bindur se qeveria e re do të konsolidohet shpejt dhe se prej prioriteteve kryesore të saj do të jenë punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët.

Këtë gjë, Kurti e tha në takim me ambasadorin anglez, Nicholas Abbott, ku ka folur po ashtu edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme.

Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtet ndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen.

Vazhdo më shumë