fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti: Zgjedhjet lokale duam që të organizohen në Tetor

Meqenëse me 22 tetor 2017 janë mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që në tetor duhet të mbahen edhe këto zgjedhje. Për neve VV’në sa më herët zgjedhjet aq më mirë.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha për media se parashihet që tetori të jetë koha e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi në cilësinë e kryetarit të VV’së, se për partinë e tij ‘’sa më herët që mbahen aq më mirë.’’

“Lidhur me zgjedhjet lokale, për komunat e Republikës përkitazi për caktimin e një date sa më të përshtatshme. Meqenëse me 22 tetor 2017 janë mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që në tetor duhet të mbahen edhe këto zgjedhje. Për neve VV’në sa më herët zgjedhjet aq më mirë. Por presidentja do t’i takojë liderët e partive tjera, dhe në fund do caktojë një datë për këtë ngjarje të rëndësishme’’, tha Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Ai shtoi se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë për vendin, pasi qeverisja lokale luan rol të madh.

‘’ Në komunat e Kosovës në vjeshtë do ketë zgjedhje, sepse jo vetëm qeverisja qendrore por edhe ajo lokale ka rëndësi’’, shtoi ai.