Lajme
Update: Përfundon takimi Kurti vs Lajcak

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ora: 19:20
Takimi mes Kurtit dhe Lajcak ka përfunduar para pak minutave. Pas përfundimit të takimit nuk ka pasur deklarim për medie, nga Kurti dhe Lajcak.
—-
Ka nisur takimi i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Mediat kanë mundur vetëm të marrin pamje nga arritja e emisarit të BE-së te selia e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet ku po mbahet takimi Kurti-Lajçak, shkruan Telegrafi.
Njëherësh ky është takimi i parë i diplomatit sllovak gjatë vizitës treditore në Kosovë, ku pritet që ai gjatë qëndrimi në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë.
Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.
Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.
Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
