Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili bashkë më, sic po e quan ai, presidenten në ardhje Vjosa Osmanin, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe.
Kurti më këtë rast, i pyetur nga mediet, ka deklaruar se do të zgjidhet edhe presidentja e vendit që sipas tij është hapi i tretë shumë i rëndësishëm i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.
Kurti nuk ka përmendur kohë për seancën në të cilën do të zgjidhet presidenti. “Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konsituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Mirëpo sot këtu bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe”, tha Kurti./tg/