fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti thërret policinë që ta zbardhin sulmin kundër Rashiqit

Publikuar

Lidhur me këtë incident në Gracanicë, ku viktimë e një sulmi ishte djali i politikanit serbë, Nenad Rashiq, Nikola Rashiq, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se sulmi ndaj djalit të Rashiqit mund të jetë i organizuar dhe ka të bëjë me veprimtarinë e babait të tij.

“Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurt”, është thënë në reagimin e Kurtit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021