Megjithëse ju pamundësua mbajtja e takimit elektoral me qytetarë të Skenderajt, nga një grup i qytetarëve, kryetari i VV, Albin Kurti ka mbajtur një takim me qytetar në fshatrat Prekaz dhe Polac.
Mbajtjen e këtyre takimeve e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes.
#KREJTdheDREJT
AB