Kosovë
Kurti, Rugovën e quan President Historik, e Demacin, veprimtarin më të shquar të shqiptarëve

Publikuar
2 vjet më parëmë

Të varri i Presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri Albin Kurti, i ka thurur lavde figurës dhe kontributit të atij, të cilin më parë nuk e vlerësonte. Dita e parë e punës së Albin Kurtit si kryeministër i ri i vendit, i qëlloi të jetë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ai paraditen e sotme e ka shënuar me vizita te varret e dëshmorëve, në Prekaz, në Gllogjan, për të shkuar më pas te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.
Kurti, pas homazheve të Rugova, e ka quajtur atë ‘president historik’ dhe ka thënë se e kujton kontributin e tij gjatë viteve të ’90-ta dhe rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës. “Pas homazheve të Prekaz dhe në Gllogjan, bëmë homazhe te presidenti historik Ibrahim Rugova, Presidentit të parë të Kosovës. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë viteve të 910-ta, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte i vlefshëm për ndërhyrjen e aleancës më të madhe ushtarake” , ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri më pas ka vazhduar homazhet te veprimtari Demaçi, me të cilin kishte gjithmonë afërsi për së gjallë. Edhe aty e ka konsideruar Demaçin si veprimtarin më të shquar të shqiptarëve. Gjatë një vizite të bërë sot tek varri i tij, Kurti ka thënë se Demaçi është simbol i rezistencës dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Më tutje Kurti deklaroi se as qëndrimi i gjatë i Demaçit në burg nuk e kanë ndalur atë që të kontribuojë për vendin.
“24 marsin sivjet si Qeveri e Kosovës dhe e re e filluam tek njëri Adem, Adem Jashari dhe po e përfundojmë tek një Adem tjetër. Tek Adem Demaçi simboli i rezistencës tonë dhe veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare dhe i paepur që e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë të përgjithshëm dhe se pavarësisht burgosjeve të gjatë që gjithsej bëjnë 28 vite nuk u ndal, nuk u lodh dhe nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i baçit Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtareve”, ka thënë Kurti.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
