Lajme
Kurti: Po punojmë ta zbusim krizën energjetike që ka kapluar edhe Kosovën
Konsumi është shumë më i madh për shkak të stinës së dimrit, por edhe mënyra e jetës sonë, e organizuar përmes ngrohjes nga termoelektranat. Por qe besa edhepse energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm.

Kryeministri Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës, ka folur për krizën energjetike në vend e botë.
“As tek ne nuk do të kemi situatë të favorshme të energjisë elektrike. Tani konsumi është shumë i lartë i energjisë elektrike. Po punojmë së bashku të kemi situatë të mirë energjetike”, tha Kurti. Ai ka thënë se po punohet për të zbutur krizën energjetike që e ka kapluar vendin, porse kjo krizë e ka kapluar gjithë Evropën.
“Në mbledhjen e fundit të Qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike që na ka trokitur në derë, por ne jemi të fundit që po na kaplon kriza. Vendet e rajonit ka kohë që e kanë këtë krizë. Është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë energji e po shesim lirë. Rrjeti i shpërndarjes e stabilimentet prodhuese në Kosovë janë vjetëruar e amortizuar, e konsumi i energjisë është rritur. Të zëmë sot në orën 8 të mëngjesit kemi prodhuar 720 megavat, e konsumi ka qenë në mëngjes mbi 1000 megavat. Konsumi është shumë më i madh për shkak të stinës së dimrit, por edhe mënyra e jetës sonë, e organizuar përmes ngrohjes nga termoelektranat. Por qe besa edhepse energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm. Bashkë me ministrat e linjës, KEDS-in, KEK-un dhe ZRRE-në, po punojmë të zbusim krizën energjetike që na ka kapluar por jo vetëm ne”, ka thënë Kurti.
