Lajme
Kurti pas takimit më Lajcak, drejtësia…, është prioritet i yni

Publikuar
2 vjet më parëmë

Albin Kurti, kryetar i LVV-së, është deklaruar pas takimit që pati me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Kurti tha se në takim ka insistuar që dialogu të mos jetë prioritet i parë dhe dytë, meqë sipas tij prioritet i parë dhe i dytë janë drejtësi dhe punësimi.
“Lajcak më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, tha Kurti.
Ai insistoj se nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi.
“Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, ka thënë Kurti.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
