Ekonomi
Kurti: Parku Inovativ, katalizator i zhvillimit ekonomik

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën së Qeveria e Kosovës e sheh Parkun Inovativ Trajnues në Prizren si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë së Kosovës.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar që ky projekt të jetë tregim i suksesit. Jam i sigurt që Prizreni si kryeqytet kulturor dhe me traditë të lashtë të tregtisë do i mirëpret bizneset që do të hapin vende të reja të punës e të cilat do ta zhvillojnë ekonominë lokale”, ka thënë kryeministri Kurti në ceremoninë e vendosjes se kompanive të para në këtë park.
Kurti ka thënë së sa më shumë investime, ekonomi, zhvillim, punësim, aq më mirë jo vetëm për shoqërinë por edhe për politikën.
“Unë falënderoj Qeverinë Gjermane dhe agjencinë GIZ për financimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire. Nga këtu, unë ftoj mërgimtarët tanë ndërmarrës që të shfrytëzojnë ketë platformë dhe të sjellin investimet e tyre në teknologji, industri e bujqësi si dhe fushat e tjera të cilat janë profitabile. Interesi i tyre është interesimi ynë. Pra, jemi bashkë”, ka thënë Kurti.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuari Ambasador z. Rohde,
I nderuari z. Leidig dhe i nderuari staf i GIZ-it,
E nderuara Ministre znj. Rozeta Hajdari,
I nderuari Kryetar i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka,
Të nderuar qiramarrës,
Të nderuar punonjës të mediave dhe të pranishëm të tjerë,
Ju falënderoj që sot të gjithë së bashku jemi mbledhur këtu për t’i uruar mirëseardhjen qiramarrësve të parë të Parkut Inovativ Trajnues të Prizrenit.
Ky park, i cili për më shumë se dy dekada ishte kamp ushtarak për trupat e KFOR-it gjerman, vend nga i cili partneret tanë gjerman garantuan sigurinë tonë, tani është shndërruar në urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit.
Vitin që shkoi, me ambasadorin e atëhershëm të Gjermanisë, z. Christian Heldt, inauguruam Parkun Inovativ Trajnues dhe hodhëm hapin e parë të transformimit të ekonomisë dhe edukimit profesional dual. Si qeveri reformuese besojmë fuqishëm në mundësitë e shumta dhe transformuese të cilat i sjellë teknologjia informative.
Besojmë se dixhitalizimi është mjet me të cilin, sidomos të rinjtë tanë, bëhen pjesë e tregut global dhe pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm, këtu, në Kosovë.
Qeveria jonë e sheh ITP-në si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë së Kosovës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar që ky projekt të jetë tregim i suksesit. Jam i sigurt që Prizreni si kryeqytet kulturor dhe me traditë të lashtë të tregtisë do i mirëpret bizneset që do të hapin vende të reja të punës e të cilat do ta zhvillojnë ekonominë lokale. Sa më shumë investime, ekonomi, zhvillim, punësim, aq më mirë jo vetëm për shoqërinë por edhe për politikën.
Unë falënderoj Qeverinë Gjermane dhe agjencinë GIZ për financimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire.
Nga këtu, unë ftoj mërgimtarët tanë ndërmarrës që të shfrytëzojnë ketë platformë dhe të sjellin investimet e tyre në teknologji, industri e bujqësi si dhe fushat e tjera të cilat janë profitabile. Interesi i tyre është interesimi ynë. Pra, jemi bashkë.
Gjashtë kompanive të para qiramarrëse i uroj shumë suksese në zhvillimin e bizneseve tyre; ju përgëzoj që e zgjodhët Parkun Inovativ dhe Prizrenin si vendin për të punuar dhe vepruar.
Vielen Dank.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
