Ndër ngjarjet e rëndësishme të ditës së premten konsiderohet takimi në mes të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani më kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun. Takimi ka si qellim konsultimin për formimin e shpejt të institucioneve dhe do të mbahet në ora 14:30 në Kuvendin e Kosovës
Ndër ngjarjet tjera në vend janë
Ora 10:00, Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mos subvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve deri te Qeveria)
Ora 10:00, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për medie, së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
Ora 13:00, Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga drejtoria Komunale e Arsimit. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren)./tipografi/