fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë

Publikuar

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund t’i shndërrojë ato në pëprparësi të punës së qeverisë së ardhshme.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, i Kurti renditi ndër synimet e para projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia.

“Së pari ne do të duhet që të krijojmë një kabinet të vogël qeveritar, të vazhdojmë punët e mira që i kemi filluar në pranverën e vitit 2020 dhe shumë të tjera të cilat janë edhe më të mira. Duhet të fillojmë me projektligjin për mërgatën tonë që duhet të ketë të drejtë të votojë në ambasada dhe konsullata, gjithashtu duhet të fillojmë edhe me projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia, duhet t’i kthejmë terminalet doganore që u janë dhënë kompanive private në shtet, e gjithashtu janë një mori vendimesh të qeverisë e cila doli të ketë qenë edhe jo kushtetuese, përveç se jo legjitime, e të cilat duhet t’i anulojmë. Por në përgjithësi, prioritetet tona janë drejtësia dhe punësimi, me ç’rast kurrë nuk duhet të harrojmë pandeminë COVID-19 e cila nuk ka shkuar”, ka thënë Kurti

Në linkun në vijim mund ta shihni komplet intervistën e Kurtit për Zërin e Amerikës .