fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti në mes dy zjarreve

Publikuar

Kreu i partisë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka pranuar një sërë urimesh për fitoren e Vetëvendosjes.

Në mes rreshtash në letrat uruese është një temë e nxehtë për të cilën folën edhe kryeministri i Izraelit, e edhe presidenti i Turqisë, Jerusalemi dhe synimi i Kosovës që ta hap misionin e saj diplomatik në këtë vend, njofton Klan Kosova.

Benjamin Netanyahu përveç që është i lumtur për themelimin e marrëdhënieve diplomatike në fillim të këtij muaji, e fton Kurtin në ceremoninë e hapjes së ambasadës.

“E mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të shërbejë si momentum i ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh. Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet në mesazhin e Netanyahut.

Në anën tjetër, presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan e përgëzon Kurtin për qasjen e tij të matur ndaj çështjes së Jerusalemit.

“Unë jam gjithashtu i lumtur të mësoj për qëndrimin e partisë tuaj që nëse vjen në pushtet, po parashikon një rishikim të angazhimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Unë mendoj se do të ishte e dobishme të shmangim një hap të tillë që mund t’i shkaktojë Kosovës një dëm të madh.” – thuhet ndër të tjera në urimin e Erdogan.

Pa ia përmendur këtë temë, Kurtin e uruan veçmas edhe nga përfaqësues të partive tjera të vendeve fqinje e atyre mike.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook