fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kurti, në Bruksel për takime bilaterale më zyrtar të BE dhe të Belgjikes

Në Bruksel do të jetë bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ku do të këtë takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton të martën për në Bruksel. Ai në Bruksel do të jetë bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ku do të këtë takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

Kjo është bërë e ditur dje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 11 maj, duke thënë se një gjë e tillë nuk i është kumtuar Zyrës së Kryeministrit.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, kryediplomati spanjoll ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021