fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kurti merr detyrën e kryeministrit

Publikuar

Me ceremoni shtetërore, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti. Qeveria e Albin Kurtit më 22 mars mori besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kurti ekzekutivin e ri e ka formuar me partitë e komuniteteve joserbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave do të udhëhiqen nga gra.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti – partia e të cilit ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit – ka thënë se sfida kryesore e qeverisë së tij do të jetë vënia nën kontroll e pandemisë së koronavirusit. Ai ka thënë se synon që të sigurojë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar 60 për qind të popullatës kundër COVID-19.

Kurti po mban postin e kryeministër për herë të dytë, pasi në shkurtin e vitit të kaluar ai u zgjodh për herë të parë në këtë post. Por, partnerja e atëhershme e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës, e rrëzoi Qeverinë Kurti dhe udhëheqjen e qeverisë e mori Avdullah Hoti.

Por, Gjykata Kushtetuese fundvitin e kaluar tha se Qeveria Hoti ishte jolegjitime, pasi për të kishte votuar një deputet, që kishte qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Institucionet e reja të Kosovës, kuvendi dhe qeveria e re, u formuan më 22 mars, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

 

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021