fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Kurti me kërkesë të veçantë për mërgatën e shqiptarëve të Maqedonisë-Regjistrohuni!

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti përmes një video mesazhi u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos mërgatës që të regjistrohen meqë regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave.

Kurti ka kërkuar që secili qytetarë të regjistrohet duke theksuar se për të parën herë mërgata ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizoj nga vendi ku jeton.

“Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë amvisërive dhe banesave, ai ka filluar me 3 mars dhe përfundon me 21 prill. Regjistrimi regjistrohet 20 vjet pas atij të vitit 2002 sepse ai i vitit 2011 u anulua për arsye ende të panjohura nga regjimi i atëhershëm i Gruevskit. Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizoj nga vendi ku jeton pa qenë e detyruar si deri më tani që të marrë gjithë atë rrugë dhe të vijë në vendlindje për të regjistruar. Të drejtë për t’u regjistruar ka secili qytetarë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe që është i pajisur me numrin personal që përndryshe quhet numri amëz. Numrin amëz mund të gjeni në certifikatën e lindjes, certifikatën e të kurorëzuarve, në letërnjoftim dhe pasaportë. Meqë edhe me kushtetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”, thotë Kurti në një video mesazh.

Kurti tutje ka thënë se do të vendosin qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje të mërgatës në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’iu asistuar në procesin e regjistrimit në internet.

“Shqiptarët janë një popull i lidhur për vendin, për truallin, për shtëpinë e për pronën e vet. Nga të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut remitancat e mërgatës arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit. Ne dimë se pjesa dërmuese e këtyre parave vijnë nga mërgata shqiptare, përshkak të diskriminimit institucional dhe ekonomik që është ushtruar ndaj shqiptarëve atje…lëvizja jonë fitoi me një pjesëmarrje të fuqishme dhe të mrekullueshme të mërgatës duhet të krijojmë të njëjtin entuziazëm. Ne do të vendosim qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje të mërgatës në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’iu asistuar në procesin e regjistrimit në internet”, tha ndër tjera Kurti.

Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021