Ekonomi
Kurti më kërkesë të qartë ndaj AKP-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka ripërsëritur të ënjtën përmes një email dërguar kryetarit të Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Bajram Zejnullahu, anëtarëve të këtij bordi si dhe drejtorit menaxhues, Valon Tolajt kërkesën e tij që deri në komunikimin e radhës të mos marrin vendime që kanë të bëjnë me privatizimin, tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore.
“Jam njoftuar që sot po mbahet mbledhja e 147-të e Bordit… Pas shqyrtimit të agjendës që keni për mbledhjen e sotme, më poshtë ju lutem gjeni kërkesën time urgjente”, thuhet në letrën e Kurtit.
Kryeministri kërkon nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që të pezullojë deri në komunikimin e ardhshëm çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore, siç janë edhe qiradhëniet apo shitjet pa tenderë publikë.
“Po ashtu, kërkoj që të pezulloni çdo vendimmarrje te ndërmarrjet shoqërore që janë të privatizuara me kushte e që janë akoma nën administrimin e AKP-së”, ka shkruar Kurti.
Sipas kryeministrit, Qeveria e re ka filluar punën këtë javë dhe programi qeverisës do të hartohet së shpejti.
“Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionin e AKP-së. Ju lutem të keni në konsideratë këtë kërkesë deri në vendimin e ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në e-mailin e Kurtit./tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
