Lajme
Kurti: Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së
Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore në Republikën e Kosovës, drejt Fondit sovran, Agjencisë së Bankës Zhvillimore dhe në këtë mënyrë tjetërsimet abuzive që janë bërë në kaluarën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për kandidatët e rinj për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.
Emrat e propozuar dhe miratuar nga Qeveria për anëtarë të këtij bordi janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Kryeministri Kurti tha se pas aprovimit të këtij propozimi, vendimi bashkë me biografinë e këtyre kandidatëve i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së.
“Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore në Republikën e Kosovës, drejt Fondit sovran, Agjencisë së Bankës Zhvillimore dhe në këtë mënyrë tjetërsimet abuzive që janë bërë në kaluarën, duke përfshirë aty edhe vrasjen enigmatike, vdekjen enigmatike të ish kreut të AKP-së të jenë një periudhë që e tejkalon Kosova e pavarur, e që synon progres ekonomik për të gjithë”, tha Kurti
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
