fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti kërkon që serbët të mos i nënshtrohen presionit gjatë votimit

Kosova mban zgjedhjet lokale të dielën, më 17 tetor. Qytetarët me të drejtë vote do të mund t’i zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe përfaqësuesit e asambleve komunale.

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos i nënshtrohen presionit dhe frikësimit gjatë votimit për zgjedhjet lokale.

“Duke qenë në prag të zgjedhjeve lokale, është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar i Republikës voton mbi bazën e bindjeve personale”, tha Kurti gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.

Kosova mban zgjedhjet lokale të dielën, më 17 tetor. Qytetarët me të drejtë vote do të mund t’i zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe përfaqësuesit e asambleve komunale.

Në të kaluarën, misionet e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë thënë se qytetarët serbë, që nuk e kanë përkrahur Listën Serbe, janë frikësuar.

Të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë aktualisht udhëhiqen nga partia Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjithë kandidatët që nuk i përkasin Listës Serbe, nuk do ta kenë përkrahjen e shtetit të tij.

Një ditë më parë, ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të bashkohen dhe të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021