Lajme
Kurti ironizon me opozitën për zgjedhjet e mundshme në pranverë: Mos e kanë fjalën për 1 prill?
Ai i kthej përgjigje kryetarit të LDK-së, i cili ditë më parë tha se nëse kryeministri si inxhinier që është nuk e di që rryma kontraktohet atëherë ta kthej diplomën.

Publikuar
1 vit më parëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar me deklaratat e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare që kanë thënë se do të mbahen në pranverë të vitit 2022.
Në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë sivjet, Kurti ka pyetur se “mos bëhet fjalë për 1 prillin”, duke aluduar në ditën e gënjeshtrave.
“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, duhet ta pyesni mos e ka pas fjalën për 1 prill. Unë ua uroj Vitin e Ri edhe z.Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj gjitha të mirat në vitin 2022. Unë me të vërtetë jam i zënë dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera, por duket z.Abdixhiku është më i zënë se unë me subjektin e tij politik, dhe prandaj mungon shpesh”, tha Kurti.
Ai i kthej përgjigje kryetarit të LDK-së, i cili ditë më parë tha se nëse kryeministri si inxhinier që është nuk e di që rryma kontraktohet atëherë ta kthej diplomën.
“Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës kam në fakultetin e elektroteknikës telekomunikacion dhe kompjuteri, nuk e kam për blerjen e rrymës por nuk besoj që kemi bërë ndonjë gabim apo lëshim deri tash. Duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me fitore të listës tonë sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh nga pushteti që tash është në opozitë”, tha Kurti. /Telegrafi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
