Kryeministri Albin Kurti ka thirrur për të premten mbledhjen e kabinetit qeveritar. Kjo është mbledhja e 11 e kabinetit qeveritar.
Njoftimin për mbledhjen e kabinetit qeveritar e ka publikuar Zyra e Kryeministrit.
Mbledhja sipas njoftimit do të mbahet në ora 15:00. Agjenda dhe rendi i ditës nuk janë bërë publike.