fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti i kërkon Konjufces thirrjen e seancës për Qeverinë

Publikuar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka përshëndetur zgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i ri i Kuvendit.

Në një prononcim për media, ai ka thënë se pret që sot të marrë ftesën nga Konjufca për formimin e Qeverisë.

“Pres të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm. Emrat e ministrave unë i di, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, ka deklaruar Kurti. Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike në bazë të numrit të votave të fituara kanë siguruar edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021