fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti: Ende nuk e kam lexuar raportin e SHBA-së për Ujmanin

Publikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se për këtë kanë ekipin që do të merren.

Kurti pas një simpoziumi me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, në një deklaratë të shkurtër për media tha se raportin e SHBA-së për Ujmanin do ta komentojnë më vonë.

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”,  u shpreh shkurt Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha nuk është përgjigjur rreth çështjes së liberalizimit të vizave pas takimit që ka pasur ditë më parë me presidentin francez, Emmanuel Macron, transmeton Rtklive.

Ndryshe, një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021