Kosovë
Kurti emëron Pupovcin zv/ministër të arsimit
Zëvendës ministrat e emëruar do të mbuloj dikasteret qeveritar duke filluar nga arsimi, mbrojtja, mjedisi dhe bujqësia.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe katër zëvendësministra. Zëvendës ministrat e emëruar do të mbuloj dikasteret qeveritar duke filluar nga arsimi, mbrojtja, mjedisi dhe bujqësia. Një prej personaliteteve, sic është Dukagjin Pupovci, për të cilin është përfolur shumë se do të jetë ministër i arsimit, nga Kurti është emëruar në pozitën e zëvendës ministrit të arsimit.
Kurti i ka uruar zëvendës ministrat për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë: Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
