fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti e Konjufca takohen virtualisht me Palmerin

Publikuar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca kanë zhvilluar takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti përmes një postimi në Twitter tha se në këtë takim mes tjerash diskutuan për nevojën urgjente të Kosovës për vaksina dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve tëShteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.

Ai tha se Palmer e përgëzoi për fitoren në zgjedhje dhe shprehu mbështetjen e tij.

Vazhdo më shumë