Ekonomi
Kurti e ‘bllokon’ AKP-në
Më 25 mars, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore. Këtë kërkesë ai e bëri teksa bordi i kësaj agjencie po mbante mbledhje.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e re e Kosovës po këmbëngul që të pezullohet çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është e rëndësishme që të mos ketë “veprime të ngutshme dhe në shpërputhje me planin dhe qëllimet e ekzekutivit të ri”, të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Qeveria Kurti është në javën e parë të detyrës së saj dhe tanimë jemi në proces të hartimit final të programit qeverisës. Aty edhe përfundimisht do të adresohet veprimtaria, kompetencat dhe funksioni i AKP-së”, thotë Kryeziu.
Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së. Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do krijohet Fondi Sovran dhe asetet e AKP-së do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Më 25 mars, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore. Këtë kërkesë ai e bëri teksa bordi i kësaj agjencie po mbante mbledhje.
Në agjendë të kësaj mbledhjeje ishin planifikuar disa vendime, si shitje me negocim, propozim për qiradhënie, transferim të kontratës së qirasë, shitje të pronave përmes tenderëve publikë të aseteve të ndërmarrjeve publike, memorandume të ndërmarrjeve të shituara me metodën e spin-off special.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
