Lajme
Kurti: Ditë historike për Kosovën
Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, i cili e pranoi aplikimin, tha se e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës.

Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Albin Kurti dorëzoi dokumentin e aplikimit në Republikën Çeke – vendin që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së.
Kurti tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.
Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulas Bek, i cili e pranoi aplikimin, tha se e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës.
