Lajme
Kurti dhe Osmani takohen me PDK dhe AAK

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani do mbajnë të hënën takimet me partitë politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ditë më parë partive politike iu ka shkuar ftesa për takim nga Osmani e Kurti, e të cilës ftesë Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Enver Hoxhaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i janë përgjigjur pozitivisht. Po ashtu ftesa iu është bërë edhe partive të komuniteteve, shkruan KKosova.
Takimi i Osmanit e Kurtit me Hoxhajn do të mbahet në ora 11:00, ndërsa me Haradinajn do të mbahet në ora 13:30.
Ndërsa takimi nuk do të mbahet edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi që të dielën, LDK zgjedhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun e i cili ditë më parë nuk është shprehur i gatshëm që në ditën e parë të punës së tij prej kryetari të shkoj në takimin Osmani-Kurti.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
