fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kurti dhe Osmani, mesazh kundërshtarëve, “Hapni rrugë se ndryshimi po vjen”

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosja me një tubim në Prishtinë ka përmbyllur fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryetari i LVV-së para simpatizantëve ka thënë së këtë të diele le ta kujtojnë edhe gjeneratat e ardhshme, për faktin që të gjithë u bashkuan për të vendosur për të ardhmen e tyre krejt dhe drejt.

“Nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet skenari i vitit të kaluar, as marsi kur u rrëzua Qeveria në kulmin e pandemisë dhe punëve të mirë. Këtë nuk duhet ta lejojmë vetëm nëse dalim masivisht në zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, që është pjesë e listës së VV-së për këto zgjedhje ka kërkuar nga kundërshtarët, sic ka thënë ajo  të hapin rrugë

“E japim një mesazh për kapësit e shtetit: ’Hapni rrugë se ndryshimi po vjen’. Do t’i dërgojmë në pension ata që kurrë nuk i interesoi interesi juaj por vetëm xhepi i vet. Me 14 shkurt do t’i japim pensionimin politik atyre që thonë se qytetari nuk vendosë – le ta shohim të dielën se kush vendosë”, ka thënë Osmani