fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kurti dhe Erik, pajtohen të bashkëpunojnë për agjendën evropiane dhe dialogun

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog,

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi në një ceremoni të organizuar në kryeministri.

Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.

Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze, si dhe Grupi për Ballkan (BPRG), ndajnë objektiva të njëjta dhe konfirmojnë bashkëpunimin në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për paqe dhe prosperitet.

Në emër të Grupit për Ballkan (BPRG), memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021