fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kurti bisedon me Presidentin e KE, Charles Michel

Kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e qeverisë për një dialog të përgatitur mirë ndërmjet Kosovës e Serbisë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. “Michel e ka uruar Kurtin për “fitoren impresive” në zgjedhjet parlamentare të këtij viti dhe për marrjen e detyrës së kreut të qeverisë.

Në prag të vizitës së kryeministrit Kurti në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian Michel i shprehu mirëseardhje në kryeqendrën e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën për media.

Kurti tutje e ka njoftuar presidentin Michel për prioritetet e qeverisë, e që mbizotërohen nga menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i dozave të reja të vaksinave.

Këtu, ai e falënderoi presidentin Michel për mbështetjen e BE-së në sigurimin e dozave të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Kryeministri Kurti nënvizoi synimet e qeverisë në investime të reja që ofrojnë vende të reja të punës dhe reformat në drejtësi, si pjesë e luftës kundër korrupsionit. Në fund të takimit, kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e qeverisë për një dialog të përgatitur mirë ndërmjet Kosovës e Serbisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook