Lajme
Kurti bënë homazhe tek varri i Demacit dhe i Deharit

Lëvizja Vetëvendosje përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se kreu i saj Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtar, Adem Demaci si dhe në të njëjtën kohë po ashtu kanë bërë homazhe edhe tek varri i Astrit Deharit.
Adem Demaci dhe Astrit Dehari, sot kanë ditëlindjen.
Sipas VV-së Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.
“Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”, thuhet në postimin e VV-së.
