fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kurti: BE po i mbanë peng qytetarët e Kosovës

Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe asnjë nismë tjetër e cila do të rrezikojë integrimin e saj në BE, apo nisma që janë vlerësuar si konkurrencë e pashëndetshme për integrimin evropian.

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së”, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu keqardhje edhe për faktin se marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së.

Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe asnjë nismë tjetër e cila do të rrezikojë integrimin e saj në BE, apo nisma që janë vlerësuar si konkurrencë e pashëndetshme për integrimin evropian.

Sipas kumtesës qeveritare ndër të tjerash u bisedua për dialogun me Serbinë, takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel dhe përgatitjet për takimin e radhës.

Po ashtu, u bisedua për sfidën e përbashkët me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për përkrahje në përballimin e vështirësive të shkaktuara nga kjo krizë globale.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021