Lajme
Kurti: Askush nuk është dënuar për mijëra gra e burra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe, drejtësia e nevojshme

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri Albin Kurti, për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ka kërkuar drejtësi për gra dhe burra të dhunuara nga forcat serbe më 1999’ën në Kosovë.
Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se vendosja e drejtësisë është me rëndësi që të lehtësohen dhimbjet e të mbijetuarave të dhunës seksuale, përcjell Gazeta Express.
“Në #Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt kujtojmë se askush nuk është dënuar për mijëra gra dhe burra të dhunuar në Kosovë nga forcat serbe më 1998-9”, thuhet në postimin e tij.
“Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtjes të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shtuar tutje ai.
Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë thënë se do e padisin Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndonëse ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap në drejtim të këtij vendimi./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
