fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Kurti akuzon bordin e AKP-së për punë të jashtëligjshme

Publikuar

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka akuzuar Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit që krejtësisht në mënyrë të jashtëligjshëm po synon keqpërdorimin e vakumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura

“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.

Kurti, thirrjet e bordit në pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që vendi ka për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, i ka konsideruar si konfirmim i mëtejmë i brengës së tij për keqpërdorime në këtë institucion.

Postimi i plotë i Kurtit

“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka shkruar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë Kurti në programin e saj qeverisës ka paraparë edhe ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP).

Ndryshe, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në dy mbledhje të saj, me 10 mars dhe me 23 mars 2020, kishte nxjerrë dy vendime përmes të cilave kërkonte nga AKP-ja të pezullojë fillimisht të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga lista e aseteve për qiradhënie, dhe, pastaj, të pezullojë në afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që i ka nën administrim.

Këto vendime ishin shfuqizuar nga qeveria Hoti, por megjithatë kishte vazhduar kërkesa ndaj AKP-së që të mos shpallë asnjë valë të re të privatizimit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet eventuale në procesin e privatizimit./tg/

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook