fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Kurteshi i LVV-së thotë se mediat në Kosovë janë mashë e krimit të organizuar

Të gjitha mediet në Kosovë i ka quajtur të kriminalizuar, e të cilat sipas tij janë produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë

Publikuar

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili njëherësh është edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga kjo parti, të gjitha mediet në Kosovë i ka quajtur të kriminalizuara, e të cilat sipas tij janë produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë

Kurteshi në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka thënë së krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë! Sipas tij tregu medial në Kosovë nuk lirohet nga krimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.

“Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kurteshit

KRIMI MEDIAL NË KOSOVË!

Krimi – nuk është informatë!

Vjedhja – nuk është informatë!

Mashtrimi – nuk është informatë!

Gënjeshtra – nuk është informatë!

Shpifja – nuk është informatë!

Fyerja – nuk është informatë!

Fshehja e vrasjeve politike nga pushteti vrasës – nuk është informatë!

Përkrahja e vrasësve kriminelë – nuk është informatë!

Arsyetimi i copëtimittë Kosovës  – nuk është informatë!

Zhvatja e pronës publike – nuk është informatë!

Injoranca profesionale – Gënjeshtra – nuk është informatë!

E shumë veprime të tjera kriminale – nuk janë informatë!

As janë lajm!

Janë thjeshtë krim njerëzor e ligjor!

Fatkeqësisht, kjo është fytyra, përmbajtja, shpërfaqja dhe veprimi i shumicës së mediave, sidomos atyre audiovizuele dhe elektronike në Kosovë.

Në këtë shumësi krimi medial, moti, shumë moti janë bërë gati të padukshëm gazetare/ët dhe mediat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.

Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!

Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.

#PërnjëGazetaritëLirë!

#PërMediatëLira!

#JoGazetarisësëKriminalizuar!

#JoMediavetëKriminalizuara!

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021