fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kursi i reformave në Kosovë, do të jetë tema e bisedës, Merkel vs Kurti

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Publikuar

Kancelarja Merkel do të komunikojë të hënën (sot) me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot pasdite (17.01.) një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, raporton DË.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021