fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kur pritet të konstituohet kuvendi?

Publikuar

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.

Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars.

Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bazuar në projeksionet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më shumë se 57 deputetë, duke shënuar rekord të numrit të deputetëve në historinë parlamentare të Kosovës.

Këtë herë, konstituimi i kuvendit do të shoqërohet edhe më një situatë të paprecedent në historinë kushtetuese të Kosovës.

Udhëheqësi i ri i kuvendit, do të mund të marrë në mënyrë automatike edhe rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit, post që ka mbetur vakant që nga dorëheqja e ish-presidentit Hashim Thaҫi në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Deri më tani, këtë pozitë e ka ushtruar Vjosa Osmani, kryetarja e kuvendit, e cila sërish është kandidate e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë mandatin e plotë presidencial pesëvjeçar.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021