Lajme
Kur ishte intervistuar Thaçi nga specialja? Tregon ish këshilltari i tij
Thaçi e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit pas ftesës që e kishte pranuar nga Specialja.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se ai ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë në fillim të vitit 2020.
“Hashim Thaçi në fillim të vitit 2020 kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për t’u intervistuar. Ai ka dhënë intervistë atëherë dhe kjo është bërë e ditur në dokumentet zyrtare që janë të publikuara”.
“Sepse ai ka qenë i bindur që ftesa nuk ishte serioze dhe nuk meritonte vëmendjen serioze, më teper e kemi konsideruar si një provokim të caktuar, në një moment të caktuar, kur kishte shumë zhvillime politike. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme ta bëjmë menjëherë publike. Ato ishin vetëm kontaktet e para të palës tjetër që kërkonin caktimin e datës për informim në qershor të vitit 2020”.
“Momenti që është bërë nga prokuroria procedimi për konfirmim ndaj aktakuzës, ai ka qenë i gatshëm ta jap dorëheqjen qysh atë ditë, ai e dinte se kjo gjykatë po shkonte në devijim, donte ta përfundonte intervistimin ashtu siç e kemi parë, nuk e ka kontestuar asnjëherë dorëheqjen”.
Ai në Rubikon ka deklaruar se Thaçi e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit pas ftesës që e kishte pranuar nga Specialja.
“Presidenti [Hashim] Thaçi ka mundur të mos japë dorëheqje, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore që ia imponon një zyrtari të shtetit këtë pas ngritjes së një aktakuze.
Ai e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij duke e llogaritur se duhej të jepte dorëheqje në momentin kur kishte marrë ftesën e parë nga kjo gjykatë për t’u intervistuar. Ai e ka vendosur interesin shtetëror përpara duke dhënë dorëheqje për të mos i dëmtuar institucionet e Kosovës”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
