fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve?

Publikuar

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë tashmë janë publikuar, por rezultatet përfundimtare dhe certifikimi i tyre mund të marrë të paktën edhe dy javë.

Zyrtarisht, askush nuk jep datë të saktë, por bazuar në praktikat e deritanishme, procedurat nuk mund të përfundojnë në afat të shpejtë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, janë dashur 52 ditë që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Por, në vitin 2017, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, janë shpallur 18 ditë pas mbajtjes së tyre. Edhe në ato zgjedhje kishte rinumërim të më se 500 kutive të votimit, por votat me postë nga diaspora, kanë qenë në numër shumëfish më të ulët, krahasuar me zgjedhjet e këtij viti.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultatet përfundimtare më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2019. KQZ-ja në këtë vit kishte shpallur rezultatet 16 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

Më shumë se 830 mijë persona kanë marr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021