fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Kur do të nis qarkullimi i autobusëve në terë Kosovën?

Publikuar

Nuk do të ketë transport të udhëtarëve në gjithë vendin nga dita e mërkura, për dy ditë, për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë së  operatorët presin të mbështetën nga institucionet për shkak të humbjeve nga pandemia COVID-19, shkruan Telegrafi. “Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ka marr vendim që të hyjë në grevë, përkatësisht protestë për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për mbështetje, përkatësisht subvencionim të operatorëve rrugorë. Andaj, në zbatim të këtij vendimi, nga nesër [e mërkurë] operatorët e transportit të udhëtarëve do të hyjnë në grevë për dy ditë dhe nuk do të kenë mundësi që udhëtarët të udhëtojnë nëse nuk zbatohet marrëveshja”, tha Kurtishaj.

Ai ka shtuar se, nëse Qeveria e zbaton marrëveshjen atëherë do të pezullohet greva.

“Autobusët do të qëndrojnë në perone por nuk do të lëvizin në drejtim të Prishtinës apo prej qytetit në qytet. Ndërkaq, Këshilli Drejtues nesër [e mërkurë] e ka një takim për të përcjellë gjendjen. Ndoshta, qeveria do të reflektojë dhe nëse kjo ndodhë, atëherë ne grevën e pezullojmë, por nëse qeveria nuk reflekton greva është e pashmangshme”, ka përfunduar ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021