Lajme
Kur do të formohen institucionet? Tregojnë në LVV

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, deklaroi se votat nga diaspora kanë qenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këtë ai e tha gjatë një interviste për Klan Kosova, ku u shpreh se zhvillimi pozitiv i këtyre zgjedhjeve është edhe fakti që 40 përqind e grave nga kjo parti që kanë fituar vota për t’u bërë deputete, nuk kanë pasur nevojë për kuotën gjinore.
“Kjo është dëshmi shumë e mirë dhe zhvillim pozitiv që përfaqësimi në Kuvend i grave determinohet edhe nga hapësira qe u jepet atyre në listën zgjedhore”.
“Qytetarët me votën ndaj Lëvizjen Vetëvendosje e kanë shprehur mbështetjen edhe ndaj Albin Kurtit. Vota për VV-në ka qenë për Kurtin dhe vota për Kurtin ka qenë votë e vlefshme për VV-në”, deklaroi Kryeziu.
Ai po ashtu u potencoi se është e domosdoshmëri që institucionet të formohen shumë shpejt dhe se beson që e gjithë kjo do të përmbyllet brenda javësh e assesi brenda muajsh./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
